Rifat Fejziç është rizgjedhur me shumicë votash Reis i Bashkësisë Islame në Mal të Zi.
Fejziç, kandidati i vetëm, u rizgjodh Reis i Bashkësisë Islame në Mal të Zi duke marrë 45 nga 47 vota në votimin e fshehtë ku morën pjesë anëtarët e Kuvendit të Bashkësisë Islame, Meshihatit dhe Këshillit Islam.
Reisi i Bashkësisë Islame, Fejziç tha se në detyrën e tij të re 6-vjeçare do të vazhdojnë punimet për zhvillimin e infrastrukturës fetare dhe që të rinjve t’u jepen më shumë detyra.
I diplomuar në Degën e Shkencave Islame në Universitetin “Dokuz Eylül” në qytetin Izmir të Turqisë, Fejziç kryen detyrën e Reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi nga viti 2003 e deri më tani.