1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Riad al-Shu’aibi: Fuqizimi i Turqisë i kall frikën Perëndimit

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Ndërtimit Kombëtar të Tunizisë (lëvizja an-Nahda), Riad al-Shu’aibi tha se vendeve perëndimore nuk u vjen mirë nga fuqizimi i Turqisë, prandaj bëjnë veprime në kundërshtim me vlerat e tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Ndërtimit Kombëtar të Tunizisë (lëvizja an-Nahda), Riad al-Shu’aibi në një intervistë ekskluzive për agjencinë turke të lajmeve AA tha se vendet Perëndimore janë të shqetësuara nga fuqizimi i Turqisë dhe si pasojë e kësaj bëjnë veprime që bien ndesh me parimet, me të cilat mburren.

Shu’aibi reagoi ndaj fushatave kundër Turqisë dhe Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) që zhvillojnë disa qarqe Perëndimore në procesin e referendumit që do të mbahet më 16 prill në Turqi.

“Kundër Turqisë dhe Presidentit Erdoan po ndiqen fushata agresive, të cilat synojnë ta ndalojnë veprimet e Turqisë për t’u çliruar nga hegjemonia në arenën ndërkombëtare”, tha politikani tunizian.

Duke vënë në dukje se nën drejtimin e Presidentit Erdoan vendi po ndjek një politikë të jashtme që nuk përkulet ndaj presioneve, Shu’aibi tha:

“Turqia ka të drejtë të ketë një rol rajonal që përshtatet me madhësinë e dhe historinë e saj. Ky rol është një e drejtë e natyrshme e Turqisë dhe asnjë fuqi nuk mund të parandalojë atë në botë.”

Shu’aibi e shikon Turqinë si “vendin të madh në rajon”.

“Hapat e ndërmarra nga Turqia padyshim që do të kenë ndikime në të gjitha vendet e rajonit. Turqia ka një politikë të jashtme të fuqishme. Ajo ndjek një koncept që nuk pranon të bëjë sehir përpara zhvillimeve në rajon. Me sa duket kjo do ti ketë shqetësuar shumë Perëndimorët. Para së gjithash, fuqizimi i Turqisë, lartësimi gjithnjë e më shumë i shpirtit të lirisë që ka përbrenda saj i kanë shtyrë ata (vendet perëndimore) drejt frikës”, tha Shu’aibi.

Njëherësh specialist në fushën e filozofisë politike, z Shu’aibi theksoi gjithashtu se disa vende perëndimore po bien në kontradiktë me vlerat që i mbrojnë aq shumë përpara të gjithë botës vetëm për hir të antiturqizmit. Duke përkujtuar se ministrat turq janë penguar të organizojnë tubime (elektorale) në Evropë, ndërkohë që grupet terroriste janë lejuar të mbajnë protesta, politikani tunizian theksoi:

“Sipas praktikës dhe të drejtës ndërkombëtare, një vend ka të drejtë të kryejë aktivitete në lidhje me gjendjen dhe organizimin politik të qytetarëve të vet që jetojnë në vende të huaja. Kjo është e përcaktuar qartë edhe në konventat ndërkombëtare. Kemi shumë vlera si: liria, qytetaria, demokracia, pjesëmarrja politike, me të cilat Perëndimi mburret nga mëngjesi deri në darkë përpara të gjithë botës, duke theksuar se këto vlera i takojnë Perëndimit dhe ky është mbrojtësi i flaktë i tyre. Prandaj kemi edhe një kontradiktë të madhe ndërmjet atyre që Perëndimi thotë dhe pengimit të aktivitetit të politikanëve turq dhe duke shkruar edhe më tej kësaj, lejimit të aktivitetit të grupeve terroriste. Për më tepër lejimi i hapjes së pankartës kundër Erdoanit në Zvicër, ku Erdoanit i drejtohet një armë në kokë, nuk përputhet aspak as me normat diplomatike, e as me të drejtën ndërkombëtare”.

Përballë qëndrimit polarizues dhe agresiv të Perëndimit, – nënvizoi Riad al-Shu’aibi, Turqia duhet ti fuqizojë edhe më shumë lidhjet e saj me botën arabe.

Politikani tunizian, “Ka shumë vende dhe udhëheqës që mendojnë se qëndrimi polarizues i Perëndimit duhet thyer dhe që janë gati për të punuar në këtë drejtim për të mbështetur këtë pozicion dhe qëndrim të Turqisë”, vlerësoi politikani tunizian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit