12.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Rezervat e arit jashtë kufijve, Gjermania apelon për kontroll cilësie

Më të lexuarat

Raportimet e mediave gjermane përgjatë së martës (23.10) konfirmuan se banka qendrore në vend, Bundesbank, do të rikthejë një pjesë të caktuar të rezervave të arit që ka qenë e depozituar jashtë kufijve.
Edhe pse nuk ka specifikuar sasinë e vërtetë të lingotave të arit në fjalë, Bundesbank tha se masat që do të ndërmerren në vitin 2013, do të shërbejnë për të kontrolluar sigurinë e arit.
Bundesbank tha se lingotat e arit duhet të shkrihen plotësisht, si e vetmja mënyrë për të kontrolluar tërësisht pastërtinë e tyre, e më pas të kthehen sërish në lingota.
Përgjatë së hënës kontrollorët federalë gjermanë i kërkuan edhe një herë tjetër bankës qendrore për të inspektuar të paktën 3400 tonë ar, sasi që kap vlerën e 133 miliardë eurosh (174 miliardë dollarësh.) “Rezervat gjermane të arit përtej kufijve nuk janë kontrolluar kurrë fizikisht në lidhje me origjinalitetin ose peshën e tyre,” shkruajtën kontrollorët në një raportim për ligjvënësit.
Si shumë banka qendrore, Bundesbank ka mbajtur gjithmonë një pjesë të rezervave të saj me vlerë në institucionet bankare jashtë vendit, duke përfshirë Bankën Feredale të Rezervave në Nju Jork, Banque de France dhe Bankën e Anglisë.
Rrezik i përhapur
Praktika ishte prezantuar kohë më parë kur gjermanët ndjenë nevojën për të siguruar stoqet e saj kundër kërcënimeve të perceptuara nga ai që konsiderohej si Bashkimi Sovjetik dhe shtetet e tij satelitore në Evropën Perëndimore.
Për dekada me radhë, Bundesbank nuk e kishte parë të nevojshme qoftë edhe të numëronte lingotat e arit jashtë vendit, për të mos përmendur verifikimin e përmbajtjes së tyre prej ari, duke i konsideruar të mjaftueshme garancitë shkresore të shteteve depozituese.
Në fillim të këtij viti, një grup ligjvënësish federalë gjermanë donin të inspektonin rezervat e arit të depozituara në Banque de France në Paris, por u kthyen mbrapsht nga zyrtarët e atjeshëm me pretendimin se nuk kishin pajisjet e duhura për të bërë kontrollin./dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit