0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Rexhepi: Refugjatët janë viktimë e terrorizmit e jo prodhues të akteve terroriste

Më të lexuarat

Aktivisti qytetar nga organizata jo qeveritare “Legis” , Jasmin Rexhepi, në emisionin e fundit “Jadi Burek” bisedoi për sfidat e refugjatëve në Republikën e Maqedonisë, problemet dhe mënyrat e zgjidhjes së atyre problemeve.

Ai përmendi konstruktivitetin e ish zëdhënësit të MPB-së, Ivo Kotevski për sjelljen e një ligji i cili lejon lëvizjen e lirë të refugjatëve në Republikën e Maqedonisë, raporton zhurnal.mk
Rexhepi ndjehej i irrituar me mediat perëndimore të cilat e paraqitën Republikën e Maqedonisë në aspektin negativ me mbylljen e kufijve. Sipas tij, Maqedonia nuk është vend i BE-së, dhe kur ju mbyllni kufijtë edhe ne detyrohemi që t`i mbyllim. Për këtë arsye apeloi që Maqedonia të pranohet në BE.
“Maqedonia nuk është vend i BE-së. Pranonani.  Dy milion njerëz jemi. Kjo është njëjtë si një lagje e Parisit me dy milion arab.”, deklaroi Rexhepi, raporton zhurnal.mk
Në lidhje me aktet e dhunshme në Paris, Rexhepi theksoi se ata nuk kanë asnjë lidhje me refugjatët të cilët kalojnë nga Maqedonia për vendet e Bashkimit Evropian. Sipas tij, terroristët janë grupe të organizuara dhe nuk janë individ. Sipas tij, terroristët janë të pasur, kanë kah 10 pasaporta dhe nuk kanë nevojë të ndjekin rrugën e refugjatëve për të arritur qëllimet e tyre.
“Paris, kishte një emision atëherë e pata parë me 20 gusht, 21 gusht. Dhe flitej në atë temë, kemi të drejt që të mbrohemi si shtet që të mos na futen njerëz të tillë. Nuk është pyetje nëse mund të futen terroristët me to.
Pasi që terroristët kanë para, ata kanë identitet të ndryshëm dhe të rrejshëm. Ata i kanë ka 10 pasaporta. Ata e dinë se çka bëjnë. Të jesh terrorist nuk nënkupton që të jetë individ. Ato janë rrjete të organizuara.
Falë Zotit në Maqedoni nuk kemi pasur punë me njerëz të tillë nga vende të tilla. Njerëzit vetëm kanë kaluar dhe nuk kemi pasur asnjë problem. Por, asnjëri prej atyre terroristëve nuk do të udhëtonte në këtë mënyrë, për të arritur në Paris për të bërë punë të këtilla. Pasi që ato nuk janë individ që i bëjnë punë të këtilla.”, deklaroi Rexhepi, raporton zhurnal.mk
Rexhepi sqaroi se terroristët lëvizin nga Evropa në drejtim të Sirisë dhe jo e kundërta. Sipas tij, refugjatët janë viktimë e atij terrorizmi që po ndodh në Siri.
“Cili është drejtimi i lëvizjes së terroristëve? Nga Evropa po shkojnë në Siri. Nuk shkojnë nga Siria në Evropë. Refugjatët që i kemi ne, janë viktimë e atij terrorizmi në Siri, të ISIS dhe të Asadit.”, theksoi Rexhepi, raporton zhurnal.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit