-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rexhepi: Organet shtetërore fajtore për Jeni Xhaminë

Më të lexuarat

Nuk ekziston vullnet i mirë politik nga organet shtetërore për ta ruajtur Jeni Xhaminë nga shndërrimi në muze. Këtë e deklaron për Tv SHENJA, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, i cili shpjegon se ka bërë përjekje të vazhdueshme duke iu drejtuar organeve gjyqësore ndërkombëtare dhe atyre vendore për ta rikthyer në pronësi të vet objektin e Jeni Xhamisë në Manastir.

Ai thotë se Komisioni për Nacionalizim, në vitin 1960 ia riktheu këtë pronë BFI-së, por organet shtetërore asnjëherë nuk kanë treguar gatishmëri për ta zbatuar këtë vendim, edhe pse pronësia dokumentohet.

“Me ankesën që ka paraqitur BFI xhamia i kthehet në pronësi në vitin 1960 në aspektin juridik. Në aspektin praktik edhe sot e kësaj dite xhamia nuk është në gjendje nuk ka disponim nga organet kompetente të shtetit që ato ta kthejnë. Arsyet e tyre janë se kinse xhamia janë bërë hulumtime dhe gropime në të që kinse xhamia ka qenë e ndërtuar mbi themelet e kishës. E vërteta nuk e argumenton atë”, tha kreu i BFI-së në një deklaratë telefonike për Tv Shenja.

Sipas tij, Maqedonia është i vetmi vend në botë që në pronësinë e vet ka futur xhami ndërkaq, siç shprehet ai, është për t’u habitur se asnjë kishë, asnjë manastir nuk është në pronësinë e shtetit. Rexhepi thotë se BFI do të vazhdojë luftën për të rikthyer këtë objekt dhe se këtë herë e ka edhe përkrahjen e Qeverisë turke.

“Jo vetëm që reagon BFI, po së bashku me ne Ambasada e Turqisë Qeverisë së Maqedonisë i ka dërguar notë. Kështu që Ministria e Kulturës turke këtë herë është së bashku me ne në front. Dhe jo vetëm Ministria e Kulturës por komplet Qeveria e Turqisë. Dhe ne kemi shpresa që ndoshta një luftë e përbashkët me Qeverinë turke e cila është trashëgimtarja gjithashtu e asaj kulture osmane të dikurshme kemi shpresë se diçka duhet të dalë”, shtoi më tej Rexhepi.

Ndërkohë, TV Shenja as sot nuk arriti të marrë përgjigje lidhur me këtë çështje nga Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Bexhihudin Shehapi, i cili ka deklaruar se ndodhet në udhëtim zyrtar.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit