-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

REXHEPI: BESA ende nuk ka vendosur për kandidatin në Çair

Më të lexuarat

Njëri nga tre kandidatët e Lëvizjes BESA për kryetar të Komunës së Çairit, Kastriot Rexhepi ka demantuar informacionet e publikuara sot, gjoja se BESA ka vendos kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit, njofton Medial.mk.

Sipas Rexhepit, Lëvizja BESA akoma nuk ka përzgjedhur kandidatin për kryetar të Komunës dhe se e njëjta pritet të mbahet gjatë ditëve në vazhdim.

“Sa i përket lajmeve se është vendosur se kush do të jetë kandidat për Komunën e Çairit dua të informoj se janë thjeshtë spekulime pasi që organet e partisë nuk kanë mbajtur mbledhje për të vendosur rreth kandidaturave. Po ashtu dua të informoj se nga gjitha nëndegët e Çairit nuk është propozuar një kandidat siç po spekulojnë disa media, por shumica dërmuese e nëndegëve të Çairit kanë propozuar tre kandidatë për kryetar Komune. Kjo tregon se asnjë brenda Besës s’mund të jetë burim i këtyre spekulimeve të ulëta”, tha Rexhepi nga Lëvizja BESA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit