5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Revista “Dituria Islame” prezantohet në Bujanoc dhe Preshev

Më të lexuarat

Revista “Dituria Islame” prezantohet në Bujanoc dhe Preshev

 

Revista “Dituria Islame” vazhdon rrugëtimin e saj me sukses, duke promovuar literaturën islame në të gjithë Kosovën dhe më gjerë. Së fundmi, të enjten, revista u prezantua me entuziazëm edhe qytetarëve të Preshevës dhe Bujanocit, të cilët e mirëpritën këtë nismë me interes të madh.
Promovimi në Bujanoc u realizua nga aktivistja Mihana Goga – Bekteshi me ndihmën e Esra Muratit, mualime dhe Besarta Alimit, studente. Gjatë vizitës në këto dy qytete, qytetarët treguan një interes të veçantë për literaturën islame. Aktivistja e promovimit Goga – Bektesh, gjatë aktivitetet në Bujanoc u shoqërua nga Departamenti i Gruas, Vaxhide Bunjaku dhe Florentina Tërmkolli, duke vizituar disa biznese në qytet me ç’rast u pritën nga Kryeimami i BIK të Bujanocit, Ragmi ef. Destani.
Promovimi i “Diturisë Islame”, vazhdoi në Preshevë, ku Esma Asani, mualime, shoqëroi organizatorët në vizitën e bizneseve lokale. Edhe këtu, revista “Dituria Islame” u mirëprit me përkrahje të madhe nga qytetarët. Aktivistja Mihana Goga Bekteshi njoftoi me detaje temat e përfshira në numrin e fundit të revistës, duke nxitur interesin për literaturën dhe temat islame.
Ky promovim është një hap i rëndësishëm drejt përhapjes së literaturës islame dhe rritjes së ndërgjegjësimit për vlerat dhe mësimet e fesë. Gjatë kësaj kohe “Dituria Islame” është promovuar në 30 komuna.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit