Revista “Dituria Islame” iu prezantua qytetarëve të Vitisë
Në vazhdën e aktivitetit për shpërndarjen dhe prezantimin e revistës “Dituria Islame” në komuna të ndryshme të vendit, sot numri më i ri i kësaj reviste iu prezantua qytetarëve të Vitisë.
Ky numër veç tjerash disa artikuj ia kushton Haxhit, rëndësisë së këtij udhëtimi, rregullat e shpërblimet që fitohen nga kryerja e këtij obligimi.
E duke qenë se udhëtimi i haxhit po afron, qytetarët ishin mjaftë të interesuar për të ditur më tepër rreth këtij obligimi, andaj me shumë dëshirë e mirëpritën revistën, tha mes tjerash aktivistja Mihana Goga-Bekteshi e cila bashkëbisedoi me qytetarë.
Lexuesit në mbarë vendin gjithashtu mund ta gjejnë lehtësisht revistën në Këshillat e Bashkësisë Islame, e poashtu edhe në librarinë “Dituria Islame” në Prishtinë.
Kujtojmë që numri i parë i revistës “Dituria Islame” doli në vitin 1986, e cila krahas “Edukatës Islame” dhe “Takvimit” u bë revista më e fuqishëm për kultivimin, shpjegimin, mësimin dhe interpretimin e fesë islame ndër shqiptarët në Kosovë dhe jo vetëm.