3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Revista “Dituria Islame” iu prezantua qytetarëve të Kaçanikut e Hanit të Elezit

Më të lexuarat

Revista “Dituria Islame” iu prezantua qytetarëve të Kaçanikut e Hanit të Elezit


Në vazhdën e aktivitetit për shpërndarjen dhe prezantimin e revistës “Dituria Islame” në komuna të ndryshme të vendit, të enjtën numri më i ri i kësaj reviste iu prezantua qytetarëve të dy komunave, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.

Aktivistja Mihana Goga-Bekteshi tha se qytetarët e këtyre komunave ishin të interesuar për përmbajtjen e numrit të ri të revistës “Dituria Islame”, të cilët shprehen mirënjohjen për prezantimin e saj në këtë formë.

E veçanta e këtij aktiviteti ishte organizimi i mualimes Xhevrije Derguti-Vila me vijueset e mësim-besimit për ta dëgjuar prezantimin e përmbajtjes së këtij numri dhe pyetjet e ndryshme që kishin rreth kësaj reviste.

Gjatë këtij takimi në Han të Elezit me gra e vajza të mësim-besimit, Goga-Bekteshi tha se tek to ishte mbjellur edukimi për ta dashur dijen dhe vlerat e mirëfillta falë punës se mualimës, andaj me shumë kënaqësi edhe e pranuan këtë revistë.

Aktivitetit për shpërndarjen e revistës në komunën e Kaçanikut iu bashkëngjit edhe mualimja Mergime Tërnava e cila njëherish e përkrahu këtë iniciativë.

Lexuesit në mbarë vendin gjithashtu mund ta gjejnë lehtësisht revistën në Këshillat e Bashkësisë Islame, e poashtu edhe në librarinë “Dituria Islame” në Prishtinë.

Kujtojmë që numri i parë i revistës “Dituria Islame” doli në vitin 1986, e cila krahas “Edukatës Islame” dhe “Takvimit” u bë revista më e fuqishëm për kultivimin, shpjegimin, mësimin dhe interpretimin e fesë islame ndër shqiptarët në Kosovë dhe jo vetëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit