Revista Dituria Islame iu prezantua qytetarëve të Gjilanit
Mërgimtarët e Gjilanit: “Ta ruajmë gjuhën e fenë”!
Gjatë prezantimit të numrit të ri të revistës “Dituria Islame” në komunën e Gjilanit, aktivistja Mihana Goga- Bekteshi ka takuar bashkëatdhetarë të shumtë, me të cilët ka biseduar rreth përmbajtjes së revistës.
Sipas Goga-Bekteshit mërgimtarët kishin shumë interes për ta lexuar këtë revistë, madje kërkesa e tyre ishte që ta kenë çdo numër të saj, për të përfituar nga laramania e temave që ofron.
“Kjo revistë është një mundësi e mirë që familjet shqiptare në diasporë ta ruajnë fenë e atdheun”, u shprehen tutje mërgimtarët.
“Dituria Islame” u mirëprit edhe nga shumë qytetarë e biznese të Gjilanit.
Lexuesit në mbarë vendin gjithashtu mund ta gjejnë lehtësisht revistën në Këshillat e Bashkësisë Islame, e poashtu edhe në librarinë “Dituria Islame” në Prishtinë.
Kujtojmë që numri i parë i revistës “Dituria Islame” doli në vitin 1986, e cila krahas “Edukatës Islame” dhe “Takvimit” u bë revista më e fuqishëm për kultivimin, shpjegimin, mësimin dhe interpretimin e fesë islame ndër shqiptarët në Kosovë dhe jo vetëm.