Revista Dituria Islame iu prezantua qytetarëve të Gjakovës
Revista fetare, shkencore e kulturore “Dituria Islame” e cila çdo muaj sjellë tema të reja e me interes për lexuesit shqiptarë, të shtunën iu prezantua qytetarëve të Gjakovës.
Aktivistja Mihana Goga-Bekteshi i njoftoi qytetarët për artikujt e numrit 404 me radhë të revistës dhe bashkëbisedoi me ta për temat që kishin interes.
Ajo bashkë me mualimen, Mexhide Haxhiu, takoi shumë qytetarë të cilët u pajisën me këtë numër të revistës.
Ndonëse, kjo revistë çdo muaj arrin në të gjithë territorin e Kosovës përmes Këshillave të Bashkësisë Islame, aktiviteti në fjalë synon që përmes takimeve me qytetarë të shumtë të ritheksoi vlerën e fjalës së shkruar duke iu prezantuar artikuj të fushave të ndryshme, nga të cilat mund të përfitoj secili njeri.
Kujtojmë që numri i parë i revistës “Dituria Islame” doli në vitin 1986, e cila krahas “Edukatës Islame” dhe “Takvimit” u bë revista më e fuqishëm për kultivimin, shpjegimin, mësimin dhe interpretimin e fesë islame ndër shqiptarët në Kosovë dhe jo vetëm.