-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Resul Sinani ja çfarë thotë për rastin e Shefqet Krasniqit

Më të lexuarat

Gazetari Resul Sinani përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook ka përdor sarkazmën në letrën që ka nisur Bashkësia Islame e Kosove për prokurinë speciale të Kosovës. Ky është shkrimi i tij:

“E pamundur, e pabesueshme, por e vertete!
Kjo qe paskan shkruar keta tipat e BIK-ut, ma kujtoi nje barcolete qe qarkullonte pas perfundimit te luftes….
Barcoleta:
Kurban Bajrami! 

Te gjithe shkojne ne Xhami per ta falur Bajramin. Para faljes se namazit, perfaqesuesi i nje Organizate Humanitare Arabe me nje THIKE te madhe ne dore (edhe perkthyesi) hyn ne Xhami. 

Te gjithe e kthejne koken kah ai. 

Frikesohen! 

Ai i pyet: a ka myslimane ketu? 

Te gjithe heshtin gjate, dikur nje plak thote: Une! 

Eja me mua – e fton zoteriu dhe dalin jashte! (Jashte ai e theri nje dash per Kurban dhe ia dha plakut.)

Kthehet perseri ne Xhami dhe perseri i pyet: a ka myslimane ketu?

Perseri heshtje. Frikesohen edhe me shume kete here, sepse zoteriu e kishte THIKEN me gjak!

Dikush peshperiti: Hoxha eshte mysliman!

Te gjithe e shikojne Hoxhen!

Hoxha thote: ME FALNI, UNE JAM ME RROGE KETU…
P.S. Edhe keta te BIK-ut te tilla qenkan! Me rroge. Sepse ndryshe nuk e kishin leshuar kete komunikate e nuk e kishin bere kete ‘interpretim idiotesk’ duke konstatuar se ajetet Kuranore jane interpretuar jashte kontekstit kohor, e ne te njejten fjali te thirren ne predikim tradicional!
Vec edhe pak me ju dhene zor kushedi se cfare kishin shkruar!
Turp!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit