Resaturohet xhamia e fshatit Smolicë të Gjakovës
Është restauruar dhe konservuar xhamia e fshatit Smolicë të Gjakovës, xhami kjo që pothuajse ishte shkatërruar tërësisht nga lufta e fundit në Kosovë.
Kjo xhami që për banorët e Rekës së Gjakovës ka vlerën e muzeut shpirtëror dhe kombëtar, i ka shërbyer për dekada të tëra besimtarëve mysliman si në aspektin fetar ashtu edhe banorëve të zonës në aspektin kombëtar.