1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Rënie drastike e fluksit të refugjatëve dhe emigrantëve drejt Gjermanisë

Më të lexuarat

Kur vendet ballkanike me kordinimin e qeverisë austriake mbyllën kufijtë për refugjatët nga vendet e lindjes, Berlini ishte kundër. Por është Gjermania, vendi që ka përfituar më shumë nga ky vendim ekstrem i Vjenës dhe vendeve të Ballkanit.

Ministri i brendshëm gjerman Tomas de Mezier tha se numri i refugjatëve dhe emigrantëve të ardhur në Gjermani gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ka rënë me 66% krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. 170 mijë refugjatë e emigrantë kanë hyrë në Gjermani gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Shifrat kanë qenë në rënie drastike nga muaji në muaj, 200 mijë në dhjetor, 90 mijë në janar, 60 mijë në shkurt e 20 mijë në mars. Ndërsa në 3 mujorin e parë të 2015-ës numri i tyre ishte rreth 500 mijë.

Vijon ndërkohë fluksi i azilkërkuesve nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht se numri i tyre është mjaft i ulët. 1197 shqiptarë kërkuan azil në Gjermani në muajin mars, 121 më pak se muaji pararendës. Ndërsa numri i serbëve u rrit nga 941 në 976, transmeton AbcNews.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit