0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Rëndësia e kujdesit ndaj klientit Cila është rëndësia e kujdesit ndaj klientit?

Më të lexuarat

Ruajtja e kohës

Siç e shikojmë, qeveritë e Gadishullit Arabik, kanë nevojë për turizmin, sepse petroli nuk është i vazhdueshëm përgjithmonë. Do të vijë dita kur nafta do të mbarojë, dhe nuk mund të mbështeten vetëm tek ajo, prandaj ata drejtohen drejt gjërave që sjellin të ardhura të vazhdueshme, siç është turizmi për shembull… qoftë turizmi fetar, apo arsimor, mjekësor, shpirtëror, e tjerë. Për këtë arsye, vërejmë se të gjitha shtetet arabe po drejtohen drejt zgjerimit të qyteteve turistike dhe vendeve të turizmit.

Kështu, për sa i përket ruajtjes së kohës, vërejmë se kompanitë sot duan të zgjerohen dhe të thithin sa më shumë klientë, dhe çfarë bëjnë?

Mblidhen dhe zgjedhin punëtorët e tyre… dhe kjo kërkon kohë.

Planifikojnë… dhe kjo kërkon kohë.

Vënë buxhetin… dhe kjo kërkon kohën e vet.

Marketingu… kërkon kohën e vet.

Shitja.

Shërbimi ndaj klientëve.

Të gjitha këto kërkojnë kohë, e nëse mungon kujdesi ndaj klientëve dhe interesimi për ta, klientët do të largohen, dhe kështu del që ne e humbëm të gjithë kohën të cilën e shpenzuam për t’i sjellë ata. Kështu do të na duhet ta bëjmë edhe një herë të gjithë këtë proces, që të sjellim klientë të rinj. Prandaj, sa më shumë që të kujdesemi për klientët, aq më shumë kohë kursejmë, e nëse nuk kujdesemi për ta, koha që e shpenzuam, shkon kot.

Nëse ti udhëheq një kompani apo institucion, humbja e klientëve është përgjegjësia jote, dhe si rrjedhojë, edhe humbja e kohës është gjithashtu përgjegjësia jote, sepse je ti ai që i ke caktuar ata punëtorë që punojnë te ti, dhe je ti përgjegjësi për trajnimin e tyre… sepse udhëheqësi është përgjegjës për gjithçka.

Drejtori i Bordit në një kompani elektronike donte të vinte një linjë rikthimi “Back Up”, për ndryshe, nëse energjia elektrike ndërpritej, ata do t’i humbnin të gjitha informacionet në kompju terë.

Kështu, ai e lajmëroi ndihmësin e tij për këtë vendim… edhe ndihmësi i tij lajmëroi drejtorin e përgjithshëm, drejtori i përgjithshëm lajmëroi shefin e departamentit, shefi i departamentit lajmëroi shefin e llogarisë, shefi i llogarisë lajmëroi përgjegjësin e IT-së, dhe ky i fundit vendosi se kjo nuk ishte e rëndësishme të bëhej sot, sepse ishte i zënë, e ndodhi që pikërisht këtë ditë të ndërpritej vërtet energjia elektrike, dhe ata i humbën të gjitha informacionet për shkak të këtij përgjegjësi!!

Përgjegjësi kryesor në këtë rast ishte drejtori i bordit; ai duhej ta ndiqte vendimin që e kishte dhënë qysh në fillim, sepse ai vendim që kishte nxjerrë ishte vërtetë i rëndësishëm dhe duhej ndjekur.

Prandaj, për ta ruajtur kohën, duhet që kur bën ndonjë gjë ose që planifikon për ndonjë gjë, duhet ta ndjekësh zbatimin e asaj gjëje, dhe ta ruash atë!

Dr. Ibrahim el-Fekij

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit