12 C
Pristina
Monday, October 28, 2024

Rekordmeni i politikës kosovare: Rufki Suma i Hanit të Elezit, i pavaruri që fiton lehtësisht mandatin e tretë (po “Obama” pse e quajnë?)

Më të lexuarat

Rufki Suma, kreu i Komunës së Hanit të Elezit, ose siç quhet ndryshe “qyteti i çimentos” në Kosovë, ka fituar të tretin mandat si i pavarur, pra pa ndihmën e as një sigleje partie, një rast unik në politikën mbarëshqiptare.

Ai njihet si ndër qeveritarët më të pastër, pa asnjë njollë abuziviteti, dhe me një përkushtim që për më tepër nuk shoqërohet as nga reklama me regji nga pas, siç ndodh me Erion Velinë në Tiranë.

Ai ka fituar pa ndonjë sforcim mandatin e tretë në krye të Hanit të Elezit, por që nuk kuptohet se përse është pagëzuar si “Obama” nga qytetarët që udhëheq. Obama nuk është njohur për ndonjë ish-qeveritar lokal me rekorde suksesi, ndërkohë që Suma nuk ka as tiparet e një afro-amerikani, siç ish-presidenti amerikan.

“Fiton ‘Obama’! Rufki Suma duke udhëhequr bindshëm në numërimin e votave. Urime komandant, Hani i Elezit përsëri po buzëqeshë”, shkruhet në faqen e Facebook-ut me emër Hani i Elezit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit