2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Rekordi i dyndjeve në qytetin e parrezistueshëm islam

Më të lexuarat

Medina regjistroi 14 milionë vizitorë në 2023-shin, ç’premtojnë autoritetet saudite?

Autoritetet saudite njoftoi se numri i vizitorëve në Medine, qyteti i dytë i shenjtë i botës islame, i kaloi 14 milionë në vitin 2023, që përfaqëson një rritje prej 124 për qind krahasuar me vitin 2014.

Ky hap historik pasqyron statusin në rritje të Medinës si një destinacion kyç fetar dhe turistik në Arabinë Saudite.

Medina, historikisht e rëndësishme si qyteti i dytë më i shenjtë në Islam, për vite me radhë ka tërhequr miliona haxhinj, veçanërisht ata që vizitojnë Xhaminë e Profetit. Kjo xhami, ku ndodhet varri i Profetit Muhamed, është zgjeruar disa herë për shkak të rritjes së numrit të vizitorëve që vijnë për rëndësinë e saj të lashtë dhe trashëgiminë kulturore.

Sipas të dhënave statistikore, numri i vizitorëve tregon një rritje konstante gjatë dekadës së fundit.

Në vitin 2014, Medina priti 6.3 milionë vizitorë dhe ky numër mbeti konstant në vitin 2015. Deri në vitin 2016, numri u rrit në 6.5 milionë, duke arritur në 7.5 milionë në vitin 2017, sipas Agjencisë Saudite të Shtypit (SPA).

Numri i vizitorëve vazhdoi të rritet, duke arritur në tetë milionë në 2018 dhe 9.8 milionë në 2019. Kohëzgjatja mesatare e qëndrimit në Medine u rrit në 10 ditë.

Ndër lokacionet kryesore spikat Xhamia e Profetit, por edhe vende të tjera historike, si xhamia e Kubës, e ndërtuar gjatë jetës së Profetit Muhamed dhe kodra e Uhudit, e rëndësishme në historinë e jetës së Profetit.

Autoritetet theksuan përkushtimin e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit fetar në Medine, në bashkëpunim me partnerët, përmes përgatitjes të më shumë se 100 lokacioneve shtesë për të përmirësuar ofertën për pelegrinët dhe vizitorët. /tesheshi.com/

https://youtu.be/0EdbL6CC8l4?si=SGcNfD7BIFsOuNe8

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit