3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Reisul Ulemaja u takua me imamin e respektuar të Brukselit

Më të lexuarat

Me rastin e hapjes solemne të Xhamisë së re në Troisdorf të Gjermanisë, Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u takua me shumë personalitete, ndër të cilët edhe imami i Brukselit H. Nuhi ef. Shaqiri, i cili mbi tri decenie vepron në organizimin e jetës fetare dhe besimtarëve tanë nga Ballkani dhe më gjerë në këtë vend. Në bisedë të ndërsjellë, imami i respektuar rrëfeu për sfidat me të cilat është ballafaquar në angazhimin, punën dhe veprimtarinë e tij.

Belgjika më së miri ka zgjedhur çështjet e besimeve, pra edhe të Islamit dhe tani është fe zyrtare dhe nga shteti ka benificione të ndryshme.
Hoxhë Nuhi ef. Shaqiri njihet si veprimtar i denjë dhe i mirënjohur. Strateg i spikatur dhe mu për këtë rezultatet e tij janë të njohur në Bruksel e në tërë Belgjikës.
Mbetet një model se si duhet vepruar në ambientin Evropian në prezantimin e Islamit në përgjithësi.
H. Nuhi ef. Shaqiri qëndroi në Trojsdorf me Hoxhë Tahsin Ramadanin, poashtu Imam i njohur në Belgjikë
I jemi mirënjohës dhe Zoti e bekoftë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit