Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të martën më 06.12.2022, priti në takim zyrtar Prof. Dr. Mensur Nuredinin, Prorektor i Universitetit “Vizion” – Gostivar. Gjatë takimit u bisedua për rrjedhat shkencore në kohë dhe vend si dhe gjendja në Universitetin “Vizion”, numri i studentëve, fakultetet brenda këtij Universiteti dhe rezultatet e arritura deri më tani.
Prof. Dr. Nuredin në të njejtën kohë dorëzoi edhe ftesën për pjesëmarrje në manifestimin e ndarjes së diplomave të diplomuarve.
Reisul Ulema premtoi se do merr pjesë në këtë manifestim solemn dhe shkencor.
Prof Dr. Mensur Nuredin ka qenë ligjërues në SHMI “Medreseja Isa Beu” dhe FSHI – Shkup.