1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Reisul Ulemaja shpreh ngushëllime për ndërrimin e jetës së ish-Presidentit Nishani

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në emrin e vet dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, shprehu ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani. Në faqen e tij personale, Kreu i BFI, Reisul Ulema përcjell ngushëllimet e tij deri tek familja e të ndjerit dhe deri tek të gjithë shqiptarët, për të cilët e cilëson se është një humbje e madhe. Në vijim është ngushëllimi i Kryetarit të BFI: “Me keqardhje pranuam lajmin e ndërrimit të jetës të ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z. Bujar Nishanit. Është një dhimbje dhe humbje e madhe për të gjithë shqiptarët, por dhe më gjerë. Ishte personalitet i pathyeshëm në zhvillimin e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri. Kam pasur rastin ta takojë në Tiranë dhe menjëherë fitova përshtypjen time të thellë të një personaliteti burrëror, i urtë, i heshtur dhe i mençur. Dha kontribut të madh në ngritjen e vetëdijes tek shqiptarët mbi vlerën e besimit, kombit, vatanit dhe shtetit. Ngushëllime të thella familjes dhe gjithë shqiptarëve, ndërsa të ndjerit Zoti i faltë Xhenetin-Parajsën në botën tjetër”, thuhet në ngushëllimin e lëshuar nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit