1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Reisul Ulemaja priti Ambasadorin e ri të Kosovës z. Florian Qehaja

Më të lexuarat

Të enjten më 09.06.2022, Kryetarin i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në selinë e Rijasetit të BFI e RMV e priti Ambasadorin e posa emëruar të Ambasadës së Kosovës në Shkup Z. Florian Qehaja me bashkëpunëtorin e tij Z. Prindon Sadriu.

Fillimisht, Reisul Ulemaja i uroi detyrën e re duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim reciprok në sfera të ndryshme dhe e njoftoi me BFI dhe organizimin e jetës fetare duke shprehur gatishmërinë për një afërsi vëllazërore dhe bashkëpunim të mirëfilltë.
Kreu i BFI i falënderoi mysafirët e çmuar për vizitën, e cila ishte ndër të parat për Ambasadorin e ri, të cilit i premtoi se së shpejti do ta vizitojë edhe në rezidencën e tij.
Ambasadori Qehaja shprehu falënderimet e sinqerta për pritjen vëllazërore, që paraqet një takim shumë të rëndësishëm në momentet e para të mandatit të tij si Ambasador dhe se është i gatshëm të jetë në shërbim të bashkëpunimit vëllazëror në sfera të ndryshme të aktiviteteve tona.
Në pritje, Reisul Ulemanë e shoqëruan Mr. Mustafa Dauti dhe Dr. Abdulkerim Iseini. Duke ju falënderuar për vizitën, pasuan edhe urimet dhe dëshirat për suksese në angazhimin e ri. Zoti i bekoftë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit