2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

REISUL ULEMAJA NË MESIN E BASHKATDHETARËVE TANË NË AUSTRI

Më të lexuarat

Me rastin e hapjes së Qendrës së re Islame shqiptare në Vjenë të Austrisë, Kryetari i Bashësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai të xhumanë më 07 Tetor 2022, vizitoi Bashkësinë Islame Shqiptare në Vijenë të Austrisë.

Me rastin e kësaj vizite Kryetari i BFI u shpreh se: “Ishte kënaqësi e veçanë, pritje madhështore, pjesëmarrje masovike, dhe organizim i nivelit të lartë”.
Poashtu, në ligjëratën e ditës së Xhuma, Reisul Ulema përcolli fjalë miradie dhe falënderoi bashkatdhetarët tanë për kontributin e dhënë në organizimin e jetës fetaro – islame në Austri, roli I xhamisë në ngritjen e vetëdijes për veprimtari të shëndoshë në shërbim të vlerave madhore.
Më pas, hutben e Xhumasë e kreu Shefi i kabinetit Dr. Abdulkerim Iseini.
Delegacioni i BFI u shprehën falenderime të sinqerta Kryetarit të BISH Z. Senad Hasanit, Imamit H. Afrim ef. Xhelilit, Adil Hasanit, Arijan Sulimanit dhe të tjerëve. Poashtu i uruan për sukseset dhe u dëshiruan edhe të tjera. Zoti i bekoftë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit