1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Reisul Ulemaja merr pjesë në Konferencën Shkencore në Egjipt

Më të lexuarat

Të hënën më 17.10.2022, në Kairo të Egjiptit filloi dhe u bë hapja solemne e Konferencës ndërkombëtare me mbi njëqindë delegacione nga e gjithë bota.

Në këtë tubim shkencor islam, në emër të BFI e RMV, mori pjesë Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga H. Ismet ef. Ademi, Drejtor për çështje me botën islame arabe dhe Dr. Abdulkerim Iseini, shef i kabinetit të Reisul Ulemasë.
Konferencën e shpalli të hapur Muftiu i Egjiptit Dr. Sheuki Ibrahim Al-lameh, i cili në fjalën e tijë përshëndeti të pranishmit duke ju falënderuar për prezencën e tyre, njiherit shpjegoi qëllimet e Konferencës, e cila do shërbejë për dhënien e qëndrimeve – fetfave në lidhje me sfidat dhe kërkesat e kohës bashkëkohore.
Fjalë morën disa nga personalitetet e njohura, në veçanti Ministri i vakfit Dr. Muhamed Muhtar Xhum’a, i cili la mbresa të thella në ligjëratën e tijë.
Konferrenca do të zgjasë edhe nesër deri në mesditë.
Me këtë rast, Reisul Ulemaja falënderoi nikoqirin për pritjen e mirë miqësore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit