REISUL ULEMA VIZITOI BESIMTARËT E XHAMISË NË DIZELDORF
Më 22.03.2024 Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga H. Amit ef. Rasimi – Mufti i Manastirit, Mr. Musanif ef Rufati- Drejtor i Sektorit për Kulturë pranë BFI dhe Z. Blendi Imeri – Përgjegjës i bibliotekës u pritën nga Imami dhe kryetari Unionit të Bashkësive islame në Gjermani Z. Mensur ef Halili, si dhr kryesia e xhamisë në Dizeldorf.
H. Mensur ef. Halili shprehu falënderime të veçanta për vizitën e Reisul Ulemasë besimtarëve të Dizeldorfit dhe i dëshiroi mirëseardhje.
Reisul Ulema në ligjëratën e tij të Xhumasë përshëndeti Imamin e Xhamisë, Kryesinë dhe besimtarēt dhe foli gjërë e gjatë për vlerën e agjërimit dhe në pika të shkurta shpjegoi rolin e bashkatdhetarëve tanë në organizimin e jetës fetare islame në Gjermani dhe në vendlindje, andaj edhe prezenca e tij është këtu t’ju shprehi mirënjohje të veçantë.
Hutben e Xhumasë e kreu Myftiu i Manastirit H. Amit ef. Rasimi, në namazin e xhumasë priu Mr. Musanif ef. Rufati, ndërsa Blendi ef. Imeri kreu detyrën e muezinit.
Ishte kënaqësi.