-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

REISUL ULEMA U PRIT NGA KRYEMUFTIU I EGJYPTIT SHKËLKQËSIA E TIJ IBRAHIM ESH-SHEUKI AL-LAM.

Më të lexuarat

REISUL ULEMA U PRIT NGA KRYEMUFTIU I EGJYPTIT SHKËLKQËSIA E TIJ IBRAHIM ESH-SHEUKI AL-LAM.

Dje më 10.09.2023 Reisul Ulema i BFI e RMV H. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga H. Ismet ef. Ademi, drejtor për Lindjen e Mesme dhe Dr. Abdulkerim Iseini, shef i Kabinetit, u prit nga Kryemyftiu i Egjyptit shkëlq. e Tij Shejh Ibrahim Esh-Sheuki Al-lam.
Në një ambient jashtzakonisht miqësor Reisul-Ulema i falënderoi Kryemuftiun e Egjyptit për pritjen e tij të ngrohtē dhe shumë miqësore dhe njëherit i shpjegoi mbi Islamin në RMV dhe Ballkan, zhvillimet e reja dhe organizimin e jetës fetare islame në vend dhe jasht vendit, mbi nevojën e prezentimit të Islamit, mbi lidhjen e Egjyptit me BFI e RMV me dekada nëpërmes kuadrove të Ez’ herit, lidhje kjo e cila vazhdon edhe sot e kêsaj dite, lidhjen historike me shqiptarët, me më të njohurin dhe reformatorin e Egjyptit Muhamed Ali Pasha, i cili njihet edhe si krijues i Egjyptit modern, pastaj rolin e madh në prezentimin e vlerave islame në Maqedoni dhe Ballkan të kuadrove të Ez’herit, nga të cilët vetëm në BFI ka patur edhe udhëheqës të institucionit më të lartë, u bisedua edhe për rolin e konferencave që kanë të bëjnë me mënyrën burimore të Islamit kudo në botë, për paqën, toletancën dhe vlerat pozitive në botë. Në të njejtën kohë i falënderoi për ftesat e rregullta që i bëhen BFI për në Konfetenca që organizohen nga Muftiu i Egjypti dhe Ministri për çështje fetare.
Kryemuftiu i Egjyptit shprehi kënaqësinë e tij të thellë për vizitën e rëndësishme nga Reisul-Ulema, me çka u njohtua drejtpërsëdrejti me Maqedoninë e veriut, jetën dhe zhvillimin e këtij vendi, organizimin e jetës fetare, bashkjetesën në mes kombeve dhe besimeve si dhe për shumë çështje tjeta të rëndësishme. Njiherit gjërë e gjatë foli mbi vletat e Islamit, mbi pozicionin e tij nē botē, mbi nevojën e përhapjes së paqës dhe toletancës duke theksuar se radikalizmi dhe ekstremizmi aspak s’kanë të bējnë me Islamin, dhe se Islami është fe e besimit, moralit, shkencës, paqës dhe respektit ndaj të gjithëve.
Kryemyftiu i Egjyptit e njiftoi Reisul-Ulemanë edhe me Selinë e re dhe të gjitha sektorët e saj dhe kushtet perfekte që i ka, dhe e cila tashmë sa është përfunduar.
Në fund u ndanë edhe dekorata në shenjë respekti dhe mirënjohjeje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit