REISUL ULEMA U PRIT EDHE NGA REKTORI I UNIVERSITETIT TË EZ’HERIT PROF DR. SELAME DAVUD
Më 11.09.2023 delegacioni BFI e RMV në krye me Reisul Ulema i H.Hfz. Shaqir ef Fetai u prit edhe nga Rektori i Universitetit të Ez’herit Prof Dr. Selame Davud dhe stafi akademik i tij.
Reisul Ulema shprehi kënaqësinë që Rektori bëri pritjen e tij bashkë me bashkpuntorët e tij dhe bisedoi gjërë e gjatë për lidhjet e BFI e RMV me Universitetin e Ez’herit, si dhe për qindra kuadro të diplomuar në të si dhe për rolin e tyre në shpjegimin e Islamit në Maqedininë e Veriut dhe nē Ballkan në përgjithësi.
Rektori i Universitetit të Ez’heri Sherifit Prof Dr. Selame Davud e falënderoi Reisul Ulemanë për vizitën dhe takimin e tij. Njëherit theksoi se bashkpunimi do vazhdojë edhe në të ardhmen në mënyra të ndryshme , në veçanti në pranimin e studentëve tanë.