-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

REISUL ULEMA RESPEKTOI PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA TE SHOQATA “MIRËSIA”

Më të lexuarat

Të shtunën më 03.12.2022 Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai bashkë me Muftiun e Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili dhe Shefin e Kabinerit Dr. Abdulkerim Iseinin, referentin e Muftinisë së Shkupit Z. Fesal Kadriu me ftesë të Shoqatës për persona me nevoja të kufizuara “Mirësia” morrën pjesë në manifestimin e një vjetorit të themelimit të kësaj Shoqate dhe 3 Dhjetorin – Dita ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta për t’u solidarizuar me të gjithë këtë kategori të njerëzve. Kryetari i Shoqatës “Mirësia” Z. Abaz Berisha përshëndeti të pranishmit për prezencën në veçanti BFI e RMV dhe Muftinin e Shkupit dhe të gjithë kontribuesit për të ndihmuar personat me nevoja të veçanta. Njiherit sot u ndanë edhe disa karroca me rymë për 5 persona nga donatorë të Dijanetit me seli në Hamburg të Gjermanisë.

Solemnitetitn e përshëndeti Reisul Ulemaja, Muftiu i Shkupit, deputeti Z. Izet Mexhiti, Mushaviri Z. Mustafa Mesten, etj.
Reisul Ulemasë H. Hfz Shaqir ef. Fetait për kontributin e dhënë të gjithë institucionet e saja iu nda mirënjohje.
Vërtetë u vërejtë gëzim i madhë tek personat me nevoja të veçanta, familjet e tyre dhe mbollën emocionet tek të gjithë të pranishmit.
Zoti bekoftë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit