REISUL ULEMA NË SOLEMNITETIT E UT ME RASTIN E PËRCJELLJES SË ABSOLVENTËVE
Më 29.06.2024 Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga u.d Myftiu i Tetovës hfz. Dr. Selver ef. Xhemaili morën pjesë në solemnitetin e përcjelljes së absolventëve të Universitetit të Tetovës.
Ishte një ambijent i jashtzakonshëm i përshkuar në gëzim e krenari ku me qindra studentë e studente të fakulteteve të ndryshme hudhën kapelat e tyre lartë për të simbolizuar lartësinë dhe vlerën e diturisë dhe shkencës.
Solemnitetin e përshëndetën Kryetari i Senatit Prof. Dr. Vullnet Ahmeti, përfaqësuesit e studentëve, ndërsa fjalën e rastit e mbajti Rektori i UT Prof. Dr. Jusuf Zendeli.