Kryetari i BFI e RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai bashkë me Muftiun e Strugës Mr. Salim ef. Sulejmanin dhe Shefin e Kabinetit Dr. Abdulkerim Iseinin me ftesë të Qendrës islame “Isa Beu” në Berlin vizituan bashkatdhetarët tanë ku u pritën nga Imami Z. Remzi Rexhepi, Kryetari i Qendrës, Z. Adnan Ujkani dhe të tjerë.
Reisul Ulema paraqitjen e tij e bëri në Qendrën Islame Shqiptare “Isa Beu” në një prezencë masovike të besimtarëve nga të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë. Pasiqë u shprehu urime të thella për ndërtesën e Qendrës me tipare të një qendre të madhe dhe bashkëkohore me të gjitha kushtet për organizime të ndurnduarta në të njëjtën kohë ju shprehu mirënjohje të veçantë për kontributin e madh që kanë dhënë dhe japin në sferën e organizimit të jetës fetare dhe kombëtare në Berlin, në të njëjtën kohë falënderoi edhe për kontributin e madh në vendlindje në fondin e mirëmbajtjes së institucioneve fetaro arsimore dhe më gjerë. Njëherit apeloi tek të gjithë bashkatdhetarët që të prezantojnë Islamin në frymën sa më burimore, në frymën e punës, moralit, paqes e tolerancës, bashkëjetesës, respektit dhe mirëkuptimit në vendin ku veprojnë.
Imami i kësaj qendre shprehu falënderimet më të sinqerta për vizitën e Reisul Ulemasë duke i dëshiruar shëndet dhe sukses në jetën e tij.
Përshtypje të veçantë la bashkëpunëtori i afërt gjatë këtij muaji i Imamit Z. Remzi Zhaferit Godani, Kryeimam Fushë Kosovës Hoxhë Remzi Godani, i cili me punën dhe sjelljen e tij jep një frymë sinqeriteti dhe veprimi në shërbim të popullit gjatë këtij muaji.
Ishte kënaqësi edhe prezenca e dy përfaqësuesve të Ambasadës së RMV në Berlin Konzulli Z. Reshad Berisha dhe Atasheu për çështje ushtarake Z. Ali Hajro, përndryshe, që të dy faktorë kyç në këtë ambasadë, që treguan se janë dhe do jenë në shërbim të plotë të popullit dhe bashkatdhetarëve të tyre në Gjermani.
U vizituan edhe dy xhematet tjera, respektivisht edhe dy qendra tjera që mbulojnë pjesë tjera të Berlinit.
Mr. Salim Sulejmani vizitoi Qendrën e dytë ku u prit nga imani Z. Ridvan ef.Kamberi dhe kryesia e Xhamisë ku në një prezencë të bashkatdhetarëve tanë ju shprehi falënderime për pritjen dhe për kontributin e madhë në organizimin e jetës fetare dhe kombëtare.
Ndërsa, Dr. Abdulkerim Iseini, vizitoi Qendrën tjetër Xhamia Shqiptate “Jakup Hasipi” ku u prit nga Imami Burim ef. Jashari dhe Kryetari Z. Samed Berisha bashkë me xhematin e kesaj qendre.
Më vizitat dhe takimet me bashkaatdhetarët tanë në Berlin Kryeqendrën dhe metropolin botëror të Gjermanisë Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkpuntorët e tij përfundoi vizitat dhe takimet tri ditore me bashkatdhetarët tanë në Gjermani si dhe delegacionit tjetër me në krye të Drejtorit të Sektorit për Diasporë Dr. Selver ef Xhemailit bashkë me Musanif ef. Rufatin, Drejtor i Sektorit për shkencë dhe kulturë të cilët vizituan kryeqendrën e Bavarisë Minhenin dhe xhematet rreth e përqarkë tij.
Vërtetë besimtarët dhe bashkatdhetarët tanë punojnë dhe veprojnë me vetëdije të lartë, me urtësi dhe mençuri, të profesionalizuar në sfera të ndryshme me qëllim që të jenë shembull dhe përfaqësues të denjë besimit dhe kombin që i takojnë. Reisul Ulema edhe njiherë të gjithë bashkatdhetarëve tanë ju garanton se BFI e RMV do të jetë në mesin e tyre në çdo moment me qëllim tē përkrahjes parezervë në çdo situatë dhe nevojë në sferën e organizimit sa më të mirë drejt një ardhmërie sa më të shëndoshë të tyre.
Njiherit lavdatë e veçantë për Drejtorin e Sektorit të Diasporës Dr. Selver Xhemailin për menaxhimin preciz dhe përmbajtësor të kësaj vizite shumë të rëndësishme tri ditore në mesin e bashkatdhetarëve tanë.
ZOTI I BEKOFTË.