5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SOLEMNITETIN NACIONAL TË PAVARËSISË SË SHBA-ve NË SHKUP

Më të lexuarat

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SOLEMNITETIN NACIONAL TË PAVARËSISË SË SHBA-ve NË SHKUP

Me rastin e 04.Korrikut – Dita e Pavarësisë të SHBA-ve Reisul Ulema i BFI e RMV i shoqëruar nga Agron Vojnika mori pjesë në solemnitetin e organizuar nga ekselenca e saj ambasadorja e SHBA në Shkup znj. Angela Aggeler.

Reisul Ulema përshëndeti ambasadoren dhe i urojë në emër të institucionit të BFI-së dhe në emrin e tij Ditën e madhe të Pavarësisë të SHBA-ve duke i uruar popullin amerikan çdo të mirë si dhe kontribut për paqe dhe siguri në botë për të mirën e njerëzimit kudo në botë.

Reisul Ulema në ketë solemnitet përshëndeti personalitete të niveleve të larta si Presidenten znj. Davkova, Kryetarin e Parlamentit z. Afrim Gashin, Kryeministrim z. Mickoskin, Kryetarin e BDI Ali Ahmetin, Rektorin e UT Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Rektorin e UEJL Prof Dr. Abdulmenaf Bexheti, deputet të partive të ndryshme dhe shumë ambasador si ate të BE Z. David Geer dhe të tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit