5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

REISUL ULEMA MORI PJESË NË JUBILEUN E 5 VJETORIT TË THEMELIMIT TË IKD NË EFRETIKON TË ZVICRËS

Më të lexuarat

Më 27.11.2022 Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz Shaqir ef Fetahu i shoqëruar nga Dr. Selver Xhemaili, Drejtor për diasporë, H. Sabahudin ef Zendeli, Mufti i Gostivarit dhe H. Sherif ef Dehari, referent pran Muftinisë së Gostivarit mori pjesë në solemnitetin me rastin e Jubileut të 5 Vjetorit të themelimit të Qendrës për integrim kulturor – Qendra islame e Debreshit në Efretikon. Prezenca masovike e bashkatdhetarëve tanë, burra e gra formoi një ambijent impozant dhe i dha një pesh të veçantë këtij tubimi. Prezenca e shumë imamëve, kryesive të Qendrave islame si dhe bashkëatdhetarëve ngriti lartë këtë tubim. Një organizim i lartë i manifestimit tregoi qartë vlerat e besimtarëve të

kësaj Qendre e udhëhequr nga H. Tofik Ademi, me bashkpuntorët e tij dhe Imanin e posaemruar Prof. Imer ef Alilin dhe me të gjithë besimtarëve. Prezenca e teologëve të mirënjohur Mr. Ahmet Mehmedit, Hoxhë Ismail Alilit- Wintethur, Mr Fesal Fetai, Fraunfeld, H. Azir Azirit – Tun si dhe Dr. Hasan Hasanit, Hoxhë Islam Nuredinit, Hoxhë Alajdinit dhe të tjerëvê i dha vlerën këtij manifestimi. Moderatori Mr. Evzal Sinani me udhëheqjen e tij të spikatur ngriti lartë vlerën e ketij tubimi, ndërsa shijen kryesore të manifestimit i dha Korri i Muftinisë së Gostivarit në Krye me Mr. Eljesa Hasabi me ahokët Bunjamini, Mevlan Kamberit dhe të tjerë.
Prpgrami modest i fëmijëve të mësimbesimit islam
Reisul Ulema në fjalën e tij të rastit uroi manifestimin dhe ngriti lartë organizmin dhe punën e IKD dhe dha kësillat e tij mbi Islamin dhe prezentimin e tij në kohë si emanet nga i Madhi Zot dhe shprehi mirënjohje për debreshasit, vranhafcas dhe shumë të tjerë. Uroi dy festat madhore të kombit 22 Nëntorin – Dita e Alfabetit dhe 28 Nentoein – Dita e Pavarësisë. Uroi suksese të reja në punën e kësaj Qendre shumë mirë e organizuar. Fjalimet tjera të personaliteteve fetare ngritën emocione tek të pranishmit dhe pranuan urimet për punë e madhe që bëjnë në Diasporë.
Pritja madhështore dhe organizimi i nivelit të lartë dëshmoi se Qendra evEfretikonit, bashjë me qendrat tjera simotra po trason rrugën e shëndoshë në prezenrimin e Islamit dhe vkerave tjera të besimtarëve tanë.
Faleminderit për organizimin dhe pritjen. Zoti ju bekoftë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit