Të dielën, më 19 mars 2023, së bashku me Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim ef. Tërnava me shoqëruesit e tij, Myftiun e Shkodrës Muhamed ef. Sytari, Kryetarin e Komunës Saraj z. Blerim Bexheti, zëvendës ministrin e transportit dhe lidhjeve z. Bekim Rexhepi, personaliteteve të jetës publike, shumë hoxhallarë, mysafirë dhe xhematlinj morëm pjesë në hapjen solemne të xhamisë së re në fshatin Bojanë.
Falenderim të veçantë për kryetarin e këshillit për ndërtimin e xhamisë z. Fatmir Rexhepi dhe bashkëpunëtorëve të tij për kontributin e dhënë në ndërtimin e kësaj xhamie tejet të bukur, ndërsa hatibit dhe imamit Besar ef. Ilazi suksese në punë.