-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Reinfeldt: Nuk ka ndarje të Kosovës

Më të lexuarat

Kosova është shtet i pavarur, sovran, dhe ndarja nuk është opsion. Kështu ka thënë sot kryeministri i Suedisë, Frederik Reinfeld, i cili priti në një takim kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Suedi, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u prit sot nga homologu suedez Frederik Reinfeldt.

Kryeministri i Suedisë theksoi se Suedia qëndron e përkushtuar në përkrahjen e rrugës së integrimit evropian të Kosovës dhe fqinjësisë së mirë.

“Kosova është shtet i pavarur, sovran, dhe ndarja nuk është opsion”, citohet të ketë thënë kryeministri suedez.

Sipas njoftimit të lëshuar nga kabineti i kryeministrit Thaçi, gjatë takimit, Thaçi ka falënderuar kryeministrin suedez për përkrahjen e Qeverisë së Suedisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, për mbështetjen e madhe në shtetndërtimin e Kosovës, si dhe për procesin e integrimit të Kosovës në BE.

“Prioriteti kryesor i Qeverisë së Republikës së Kosovës është përshpejtimi i agjendës evropiane të integrimit. Në kuadër të këtij procesi, një nga sfidat është mosnjohja e shtetit të Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së” , theksoi kryeministri Thaçi dhe shtoi se “përkrahja e Suedisë për ndryshimin e qëndrimit të këtyre shteteve ndaj realitetit të shtetit të Kosovës dhe integrimit të Kosovës në BE është jetike”.

“Një nga përkushtimet e institucioneve demokratike të Kosovës është forcimi i bashkëpunimit rajonal, si një nga kushtet kryesore për integrimin në Bashkimin Evropian. Në kuadër të këtij procesi, Kosova ka ndërtuar raporte të shkëlqyeshme me të gjitha vendet fqinje, përveç me Serbinë”, ka thënë Thaçi.

Ai gjithashtu ka potencuar se“Kosova është e përkushtuar që t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë përmes dialogut si dy shtete të pavarura dhe sovrane”.

Në takimin mes dy kryeministrave u bisedua edhe për bashkëpunimin biletaral, dhe intensifikimin e këtij bashkëpunimi në sferën ekonomike.

“Kosova ka potencial të lartë për investime direkte të jashtme, duke pasur parasysh kornizën ligjore dhe taksat e ulëta, është pjesë e tregut të gjerë CEFTA, resurset natyrore, me theks të veçantë në sektorin e minierave, energjisë, turizmit, energjisë së ripërtërishme. Prandaj, ftoj bizneset dhe investitorët potencial suedezë që të vijnë dhe investojnë në Republikën e Kosovës” , tha kryeministri Thaçi.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit