12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Spitali Amerikan, mamografi falas gjatë tetorit

Më të lexuarat

Drejtori i Spitalit Amerikan, Dr. Driton Ukmata dhe drejtorja e Shoqatës së Gruas Kundër Kancerit të Gjirit, Nafije Latifi, kanë nënshkruar marrëveshjen sipas së cilës ky spital do të ofrojë mamografi falas për gratë gjatë muajit tetor.

Ky bashkëpunim bëhet në kuadër të ditës së luftës ndaj kancerit të gjirit (7 tetor) dhe muajit të fushatës të kancerit të gjirit të mundësuar nga Spitali Amerikan.

Në bazë të kësaj marrëveshje të gjitha gratë mund të parandalojnë dhe diagnostikojnë në kohë kancerin e gjirit nëpërmjet këtij ekzaminimi.

Gjatë këtij muaji, Spitali Amerikan do të jetë prezent me fushatën e kancerit të gjirit, duke u solidarizuar dhe marrë pjesë në evente të ndryshme si mbështetës dhe financues kryesor, thuhet në komunikatë.

Në bashkëpunim me shoqatën e Gruas do të organizohen evente të përbashkëta duke pasur pacientin te parin ne listën e prioriteteve.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit