2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Regjisori shqiptar: Pse s’mund të ketë falje për serbët

Më të lexuarat

Alban Ukaj cilëson si “fashiste” entitetin Republika Srpska në Bosnje

Aktori dhe regjisori kosovar Alban Ukaj, me banim prej vitesh në Sarajevë, dha një intervistë për median boshnjake duke cekur dhe çështje të mprehta rajonale.

Au iu referuar luftrave në ish-Jugosllavi, posçërisht në Bosnje dhe Kosovës ku u kryen krimet më të rënda nga serbët, të cilët jo vetëm nuk kërkojnë falje por vijojnë të nderojnë kriminelët e luftëse janë në ekspansion të vazhdueshëm nacionalist.

“Ne duhet të falim, por kë duhet të falim? Kush kërkoi falje apo falje pa shtuar një ‘por’? A ka kërkuar dikush falje?

Nuk mund të relativizojmë gjithmonë, nuk kemi bërë të gjithë njësoj. Ka një gjenocid në ish-Jugosllavi në një vend, dhe ai quhet Srebrenica. Nëse dikush dëshiron ta quajë atë ndryshe, atëherë ky është problemi i tij, por unë nuk mund ta fal dikë që ende jeton nën mendimin se ajo që ndodhi në vende të caktuara në ish-Jugosllavi dhe në disa kombe, është absolutisht legjitime, sepse ata ishin më pak të vlefshëm ose më pak të merituar të ishin gjallë”, tha ai.

Duke e cilësuar si fashiste entitetin Republika Srpska, Ujkaj vuri theksin te ende një regjim vizash mes Kosovës dhe Bosnjes.

“Gjithmonë flitet për kujdes se çfarë thua në publik që të mos zemërohet ai nga ana tjetër që duhet ta marrë atë vendim. Qeveria e RS është një qeveri fashiste. Kështu që nuk kam shpresë se diçka e rëndësishme do të ndryshojë këtu. Dhe nuk kam fare falje për këtë pas gjithë këtyre viteve. Një e drejtë themelore e njeriut është liria e lëvizjes. Se në një distancë prej 340 km, familja nuk mund të shohë familjen, ai mik nuk mund të shohë mikun. Ka njerëz që kanë studiuar në Sarajevë nga Prishtina, ka njerëz që kanë studiuar në Prishtinë nga Sarajeva dhe më pas kanë bërë miq dhe nuk mund të shihen për vite me radhë. Ato janë të vendosura në disa zona të ndërmjetme, hapësira të ndërmjetme. Si do të ndryshojë kjo, nuk e di.

Marrëveshja e Berlinit u nënshkrua nga të gjithë ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit, i vetmi vend që nuk e ka votuar ende është Bosnja prej presidentit të RS(Milorad Dodik) sepse nuk e pëlqen. Imagjinoni, përdor termin fyes ‘shiptari’ dhe ne duhet të kem kujdes të them se është një qeveri fashiste. Është një qeveri fashiste që ende sot i referohet heronjve si Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç”, tha regjisori kosovar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit