1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Regjisori palestinez ëndërron xhirimin e filmit në Kudsin e lirë

Më të lexuarat

Regjisori tha se në filmin do të prezantojë atë që ndodi në Kuds më 15 korrik dhe të paraqes atë lidhjen e veçantë mes Turqisë dhe muslimanëve në Kuds

 

MARDIN (AA) – Regjisori palestinez, Nawras Abu Saleh, është shprehur se ëndërron të xhirojë film kur Palestina dhe Kudsi të jenë të lira, raporton Anadolu Agency (AA).

Saleh ka xhiruar filmin “Oversized Coat” i cili flet për rezistencën në Palestinë, ndërsa gjatë qëndrimit në Mardin të Turqisë, tha se për shkak se filmi ka qenë i ndaluar, është dashur ta xhirojë atë në një fshat në Jordani.

As xhirimi në Jordani nuk kaloi pa probleme. “Filmi është pranuar mirë në mbarë botën. Ndërsa arsyeja për këtë është rëndësia e Palestinës. Besoj se bëhet fjalë për një film të mirë”, tha ai.

Siç shtoi, në Turqi planifikon të xhirojë filmin “15 korriku dhe Gaza”, ndërsa ka dëshirë ta xhirojë pikërisht në Mardin, i cili i kujton Kudsin. Regjisori tha se në film do të prezantojë atë që ndodhi në Kuds më 15 korrik dhe të paraqes atë lidhjen e veçantë mes Turqisë dhe muslimanëve në Kuds.

“Ëndrra ime më e madhe, lirinë e Kudsit ta bart në platonë e bardhë. Ëndërroj të xhiroj film kur Palestina dhe Kudsi të jenë të lira. Dua t’ua transmetoj njerëzve rëndësinë e lirisë”, tha Abu Saleh.

Sipas tij, Kudsi nuk është vetëm kryeqytet i Palestinës, por edhe i mbarë botës. “Vendimin të cilin e nënshkroi presidenti amerikan Trump mund të jetë shkak konfuzioni edhe në SHBA”, konsideron Abu Saleh.

Ai theksoi se qëndrimi të cilin presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, e tregoi pas vendimit të Trumpit për të njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit, ka gëzuar palestinezët. “Në rastin kur Izraeli sulmoi anijen Mavi Marmara, pamë se sa turqit e duan Palestinën. Edhe në këto ndodhitë e fundit kemi parë qëndrimin e Erdoğanit dhe kjo na gëzoi”, shtoi Abu Saleh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit