4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Regjisori i njohur amerikan: Ne të gjithë jemi musliman!

Më të lexuarat

Regjisori i njohur dhe aktivisti amerikan Michael Moore i është përgjigjur kandidatit republikan për president, Donald Trump, i cili dëshironte ‘mbyllje totale të kufirit per muslimanët qe duan te hyjnë në Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Moore mbante një pankartë ku shkruhej “Ne jemi të gjithë musliman”. Moore po protestonte pranë Kullës Trump në Manhatan, dhe postoi foton e vet në faqen e tij personale.
Moore gjithashtu i ka dërguar një letër Trump, ku i ka shkruar se ai dhe mbështetësit e tij nuk paraqesin qëndrimet e Amerikës.

“Për fat të mirë, Donald, ju dhe mbështetësit tuaj nuk jeni në një linjë me ata që përfaqësojnë sot Amerikën që në të vërtetë është. Ne nuk jemi një vend ku jetojnë vetëm të bardhë inatçor. Këtu është një statistikë që do t’ua rrënqethë flokët: Tetëdhjetë e një për qind e elektoratit i cili do të zgjedhë presidentin vitin e ardhshëm janë ose femra, ose njerëz me ngjyrë, ose të rinj ndërmjet moshave 18 dhe 35 vjeç. Me fjalë të tjera, ata nuk janë si ju, e as si njerëzit që të përkrahin.
“Pra, ju, duke parë këtë situatë, u zhytët në dëshpërim dhe marrëzi,dhe bëtë thirrje për ndalimin e të gjithë muslimanëve që të hyjnë në këtë vend. Unë u rrita me binsjet se të gjithë jemi vëllezër dhe motra, pavarësisht nga raca, besimi apo ngjyra. Kjo do të thotë në qoftë se ju doni të ndaloni Muslimanët, ju së pari do të duhet të më ndaloni mua. Dhe të gjithë të tjerët, “shtoi ai.
Ai përfundoi letrën e tij duke thënë: “. Ne jemi të gjithë musliman, deshët ju apo jo!”

Kandidati presidencial amerikan Donald Trump ka qenë i akuzuar për drejtimin e një fushate urrejtëse ndaj muslimanëve në SHBA.
Qindra intelektualë, akademikë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut dhe aktivistëve anti-racizmit në mbarë botën u janë bashkuar fushatave të panumërta në internet për dënimin e Trump. /MESAZHI/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit