0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Regjimi vranë 42 civil në kohë armëpushimi dhe në prani të monitoruesve të UN

Më të lexuarat

Armëpushimi në Siri vazhdon të jetë në të ashtuquajturën fuqi që nga data 12 prill e këtej.

Vetëm është e vështirë të thuhet që ky armëpushim është reflektuar me kuptimin e plotë të fjalës në terren pavarësisht kontrollit që ushtrojnë vëzhguesit ndërkombëtarë.

Në operacionet që forcat e sigurisë në Siri kanë bërë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 41 persona të tjerë.

Sipas opozitarëve forcat e sigurisë kanë hapur zjarr kundër masave të popullit në lagjet periferike të Damaskut dhe në qytetet Hama dhe Derae.

Njoftohet se nga zonat e brendshme të Idlip-it, ku vazhdojnë përleshje të përgjakshme ndërmjet ushtrisë së rregullt të Sirisë dhe forcave opozitare, dëgjohen ende të shtëna intensive armësh.

Bëhet e ditur se në qytete të ndryshme të vendit është hapur zjarr me armë kundër atyre që kërkonin të organizonin para namazit të ditës së premte manifestime kundër regjimit.

Njoftohet se populli ka organizuar protesta pas faljes së ditës së premte, pavarësisht rrethimit të xhamive nga forcat e rendit dhe se këto të fundit kanë hapur zjarrë kundër protestuesve duke shkaktuar të vdekur dhe të plagosur.

Nga ana tjetër kryetari i delegacionit vëzhgues të OKB-së në Siri, gjenerali norvegjez Rabërt Mund (Robert Mood) tha se numri i vëzhguesve që kanë shkuar në Siri ka arritur në 50.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare siriane të lajmeve, SANA, Mund gjatë inspektimeve në qytetin Hama zhvilloi një takim me prefektin e kësaj province, Enes Naimi.

Mud në një prononcim tha se gjatë qëndrimit në qyteti ishin takuar me gjithë palët. “Vëzhguesit janë shpërndarë në qytetet Damask, Humus, Halep, Hama, Idlib dhe Derae. Ata do ti raportojnë çdo ditë Kombeve të Bashkuara”, sqaroi Mud.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, në një deklaratë që bëri tha se ka shenja që tregojnë për respektimin e armëpushimit pavarësisht se po ecet me ngadalë në drejtim të zbatimit të planit të paqes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit