2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Regjimi sulmon tendën ku priteshin ngushëllimet në Halep, 20 të vdekur

Më të lexuarat

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit me bomba fuçi të ndërmarrë nga helikopteri i ushtrisë së Sirisë ndaj një tende ku priteshin ngushëllime në lagjen Bab Nejrab, zonë e cila ndodhet nën kontrollin e opozitarëve në Halep, raporton Anadolu Agency (AA).

Një prej zyrtarëve të mbrojtjes civile në Halep, İbrahim Ebu Lejs, në një deklaratë për AA tha se një helikopter i regjimit të Bashar al Asadit ka kryer dy sulme me bomba fuçi ndaj një tende ku priteshin ngushëllime në lagjen Bab Nejrab të Halepit.

Ebu Lejs ka theksuar se si pasojë e sulmit kanë humbur jetën të paktën 20 persona, mes tyre përfshihen gra dhe fëmijë, si dhe janë plagosur 30 të tjerë.

“Helikopteri ushtarak ka qëlluar me bombë fuçi tendën ku priteshin ngushëllime në lagjen Bab Nerjab. Ndërsa më pas forcat e regjimit kanë kryer edhe një sulm tjetër me bombë fuçi mbi popullatën e cila vajti në rajon. Për këtë arsye kemi shqetësime se numri i personave që kanë humbur jetën është i lartë dhe mund të rritet akoma”, ka deklaruar Ebu Lejs.

Duke vënë në dukje se personat e plagosur në bombardime janë dërguar në spitalet e improvizuara të çadrave, Ebu Lejs ka shtuar se nga sulmet janë shembur shumë shtëpi, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile po përpiqen të nxjerrin njerëzit nga rrënojat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit