8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Regjimi i Assad sulmon me gaz klorin nje lagje në Damask

Më të lexuarat

Forcat e regjimit sirian të BAshar al Asadit kanë kryer një sulm me “gaz klorin” në vijën e frontit të opozitarëve në lagjen Xhobar në lindje të kryeqytetit Damask.

Në deklaratën e qendrës mjekësore në Xhobar thuhet se në sulm janë ndikuar nga gazi 10 opozitarë të armatosur, të cilët janë vendosur në trajtim mjekësor në këtë qendër.

Personat që janë prekur nga sulmi me gaz klorin janë në gjendje stabile. Sipas zyrtareve mjeksor, regjimi shpesh herë sulmon me gaz klorin rajonin Duma.

Forcat e regjimit brenda javës sulmuan me gaz klorin edhe vendet ku ndodhen opozitarët në Ajn Terma dhe Zemelka në rajonin e Gutas Lindore në Damask, ku si pasojë janë ndikuar nga gazi 30 persona.

Regjimi i Asadit më 4 prill me avionët e ngritur nga baza Shajrat në qytetin Humus kreu një sulm me armë kimike në rajonin e quajtur Han Shejhun në Idlib, ku si pasojë e sulmit humbën jetën të paktën 100 civilë dhe më shumë se 500 të tjerë u plagosën. Ndërsa SHBA-të më 7 prill ndërmorën një sulm ajror ndaj bazës Shajrat./aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit