Organizata Siriane për të Vërtetën dhe Drejtësinë tha se regjimi i Bashar al-Asadit nga fillimi i këtij viti ka njoftuar departamentin e regjistrit civil se në provincën Hama, të paktën 700 persona nga numri i përgjithshëm i personave të ndaluar ose fati i të cilëve mbetet i panjohur, kanë humbur jetën në burg.
Këto të dhëna organizata joqeveritare në fjalë i shpalosi përmes një raporti, në të cilin thuhet se regjistri civil informacionet mbi personat e vdekur në mënyrë graduale i ka ndarë me familjet e tyre dhe se kufomat e të burgosurve të vrarë nga regjimi nuk u janë dorëzuar të afërmve.
Nga ana tjetër, në një raport të publikuar më 30 prill, Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) kishte njoftuar se regjimi nga maji i vitit 2018 ka njoftuar regjistrat civilë se 890 nga qindra mijëra persona të burgosur apo të zhdukur kanë vdekur në burgje.
Në raportin e SNHR-së thuhej se katër nga këta persona ishin në mesin e personave me të cilët opinioni ndërkombëtar u njoh në vitin 2014 përmes Anadolu Agency, pas publikimit të fotografive që dëshmonin torturat ndaj tyre, të shkrepura nga polici me emrin e koduar “Caesar”./AA