2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Regjimi i Asadit ka vrarë 216 civilë në Gutën Lindore

Më të lexuarat

Në sulmet ajrore dhe tokësore intensive gjatë 27 ditëve të fundit të regjimit të Asadit në rajonin Guta Lindore nën rrethim, kanë humbur jetën 216 civilë, prej të cilëve 53 fëmijë dhe 35 gra

 

GUTA LINDORE/ANKARA (AA) – Ekipet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë) njoftojnë se në sulmet tokësore dhe ajrore të forcave të regjimit të Bashar al Asadit në rajonin e Gutës Lindore, të cilin e mbajnë nën rrethim, që nga 29 dhjetori e deri tani kanë humbur jetën 216 civilë, 53 prej tyre fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të ekipeve të Mbrojtjes Civile, të publikuara në rrjetet sociale, në sulmet ajrore dhe tokësore intensive gjatë 27 ditëve të fundit të regjimit të Asadit në rajonin Guta Lindore nën rrethim, kanë humbur jetën 216 civilë, prej të cilëve 53 fëmijë dhe 35 gra.

Në anën tjetër rajonet Bejt Sava, Merxh, Arbin dhe Kefer Batna sot ishin shënjestër e sulmeve artilerike dhe me raketë të regjimit.

Vitin e kaluar janë vrarë 1,337 civilë Kurse në raportin vjetor të ekipeve të Mbrojtjes Civile thuhet se në sulmet e realizuara gjatë vitit 2017 në Gutën Lindore janë vrarë gjithsej 1 mijë e 337 civilë, 12 prej tyre punonjës të mbrojtjes civile.

Në Gutën Lindore, e cila është nën kontrollin e opozitarëve, jetojnë afro 400 mijë civilë. Në kundërshtim me marrëveshjen e Astana-s ku Guta Lindore u shpall si “zonë jokonfliktuale”, regjimi i Asadit, garantues i të cilit ishte Rusia, ka 9 muaj që ka intensifikuar bllokadën ndaj rajonit në fjalë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit