1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Regjimi i Asadit i sulmon rajonet ku nuk ka kundërshtarë, por vetëm civilë

Më të lexuarat

Regjimi i Bashar al Asadit në Siri ndërmori një sulm ajror në qytezën Duma, zonë kjo qe ndodhet në “hapsirat jokonfliktuale” te vendit.

Firas el Halli, zyrtari i mbrojtjes civile të qytezës Duma, tha se avionët ushtarakë të regjimit kanë bombarduar vendbanimet civile në këtë qytezë.

Duke bërë të ditur se në sulm kanë humbur jetën 1 fëmijë dhe një grua, Halli njoftoi se një numër i madh i civilëve janë plagosur.

Duma gjatë 5 vitesh ndodhet nën rrethimin e regjimit dhe të ushtarëve të grupeve terroriste të huaj, mbështetës të regjimit. Edhe pse ka pasur konflikte në të kaluarën, ky rajon është ndër të paktit që ndodhen në mesin e “zonave jokonfliktuale” të cilat parashikohen të formohen në kuadër të memorandumit të nënshkruar mes të Rusisë, Turqisë dhe Iranit në takimin e Astanas më 4-5 maj.

Sulmet e tilla janë të paprovokuara, dhe targetim i drejtpërdrejtë i civilëve. /MESAZHI/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit