4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Refuzimi turk për Suedinë dhe Finlandën në NATO, ç’mendon SHBA?

Më të lexuarat

Një fërkim i ri Ankara-Uashington në horizont?

Një tjetër fërkim po shfaqen në NATO, ai me Turqinë protagoniste, e cila ka shfaqur refuzim ndaj synimit të Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në Aleancë. Me gjasë, ky fërkim do jetë drejtpërdrejt dhe mes Ankarasë dhe Uashingtonit, një ngërç shtesë mes dy vendeve pas atij për S-400.

Uashingtoni po punon për të “qartësuar pozicionin e Turqisë” pas kërcënimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për të bllokuar pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Pranimi i ardhshëm i të dy vendeve në Aleancë “ka marrë mbështetje të gjerë” nga vendet e tjera anëtare, shtoi ajo.

Presidenti turk Erdogan tha se pikëpamja e Turqisë për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO “nuk është pozitive”, gjë që sugjeron se Turqia mund të vërë veton ndaj hyrjes së dy vendeve në Aleancë.

Presidenti dhe kryeministri i Finlandës thanë dje se mbështesin aplikimin e shpejtë për anëtarësim në NATO, ndërsa në Suedi, deputetëve iu prezantua një analizë e qeverisë, e cila do të jetë bazë që kryeministrja Magdalena Andersson të vendosë për anëtarësimin në Aleancë.

Po pse Turqia refuzon hyrjen e dy vendeve nordike në NATO?

Nuk është aspak shkak Rusia në këtë çështje, ngjashëm sikurse veproi Gjermania e Franca me Ukrainën, duke refuzuar hyrjen e kësaj të fundit në NATO pak vite më parë, pikërisht për shkak të Moskës.

Siç u sqarua dhe nga Erdogan, Suedia e Finlanda janë mbështetëse të atyre grupemeve militare kurde, të cilat Turqia i ka klasifikuar si “terroriste”.

Presidenti Erdogan theksoi një ditë më parë se “këto vende skandinave janë si konvikte për grupet terroriste”.

“Ka edhe përkrahës të terrorizmit në parlamentin e tyre” tha Erdogan.

Në korrik 2020, Turqia dënoi një videotakim midis ministrit të Jashtëm suedez dhe anëtarëve YPG/PKK, dega siriane e PKK. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit