-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Refugjatja që ua shpëtojë jetën 20 njerëzve do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

Më të lexuarat

Çdo atletë në Lojërat Olimpike 2016 ka një histori interesante, por Yusra Mardini e ka më të jashtëzakonshmen.

Mardini në Rio do të prezantojë një ekip të 10 refugjatëve atletëve Olimpik.

Historia e saj është se ajo ka shpëtuar jetën e 20 njerëzve që po fundoseshin gjatë emigrimit të tyre nëpër detin Egje, ku ajo së bashku me motrën e tyre e kanë shtyrë barkën indiane deri në tokë.

Mardini, që tani jeton në Berlin, do të garojë në garën 100 metra për femra në stilin e fluturës. Ajo shihet si pretendente në këtë garë.

Mardini ishte një notuese e talentuar në qytetin e luftës në Damask dhe ishte zgjedhur nga Komiteti Olimpik i Sirisë. Por pas eskalimit të luftës ajo nuk mund të ushtronte më dhe e gjeti vetën duke migruar si refugjatë në një vend më të mirë dhe të sigurt.

Ajo ka përshkruar rrugën e saj duke kaluar nga Libani, Turkia pastaj për të përfunduar në kufirin e Greqisë. Pastaj kishte udhëtuar përmes Maqedonisë, Serbisë, Hungarisë dhe Austrisë, para se të mbërrinte në desitnacionin e fundit në Gjermani.

Kujton ajo duke thënë se po mos të dinte not ajo do të ishte e vdekur. Është një kujtesë pozitive për mua.

Ajo ka përcjellur edhe disa mesazhe duke thënë: ” Unë dua çdo kush nga ju të mendojë për refugjatët se ato janë njerëz normal që kanë shtëpitë e tyre dhe ata nuk i kanë humbur ata pse ata deshën të largohen dhe të jenë refugjatë, por sepse ata kishin ëndrra në jetën e tyre dhe ata duhet përmbushur” tha ajo një në konferencë shtypi.

Ajo shpreson se një ditë paqja do të vij në Siri dhe këtë histori të saj mund të marrë me vete.

“Ndoshta unë do të ndërtojë jetën time këtu në Gjermani dhe kur të plakem do të shkojë prapa në Siri e tu mësojë njerëzve eksperiencën time”./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit