-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Refugjati sirian po habit Gjermaninë me talentin e vet

Më të lexuarat

Mohammed Jaddou performon një marifet të veçantë kur ka topin në këmbët e veta. Në fushën stërvitore të F.V Ravensburg, ekip që garon në kategorinë e pestë të futbollit gjerman, Jaddou, kapiteni i ekipit U16 të Sirisë, e godet topin me shkathtësi deri te gjoksi, pastaj e rrokullis atë në mënyrë perfekte mbi fytyrë.

Ai e balancon topin me buzët e tij dhe e puth para se ta kthejë sërish të këmbët e tij, duke shpërthyer në buzëqeshje, pasi me këtë numër ai e kujton heroin e tij, Cristiano Ronaldo, shkruan sot “Koha Ditore” .

Pastaj Jaddou 17-vjeçar, e përsërit marifetin, duke e puthur topin sërish. Secilën herë që e realizon këtë marifet, ai buzëqeshet për shkak se ndihet krenar që e ka mësuar një gjë të tillë, siç e quan ai të veçantë.

Jaddou nuk është vetëm ylli në ngritje i futbollit të Sirisë: ai është njëri prej talenteve më premtues të Azisë. Paraqitjet e tij të mira si kapiten i ekipit, i kanë ndihmuar Sirisë të arrijë në gjysmëfinale të kampionatit U16 vitin e shkuar në Tajlandë në garën e organizuar nga Konfederata e Futbollit të Azisë.

Kjo arritje, e ka kualifikuar Sirinë për Kampionatin Botëror të FIFA-s për U17, i cili do të mbahet pas disa muajve në Kili. Siria është në luftë civile dhe në bazë të një raporti të publikuar në dhjetor të vitit nga Kombet e Bashkuara, nga ky vend janë larguar 11.6 milionë njerëz prej vitit 2011. Por, Jaddou nuk do të përfaqësojë Sirinë në këtë turne, i cili në të shkuarën ka zbuluar talentet si Landon Donovan, Cesc Fabregas e Toni Kroos si yjet e së ardhmes. Jaddou ka hequr dorë nga kjo ëndërr dhe tash është refugjat, duke stërvitur në qytetin e qetë afër lumit Constance pas një udhëtimi prej 3.500 miljeve nëpër tokë dhe deti për të ikur nga lufta.

“Nuk do të jem në gjendje kurrë ta harroj, pavarësisht se sa shumë mundohem”, thotë Jaddou për udhëtimin e tij prej dy muajve që gati i kushtoi me jetë. “E kemi parë vdekjen me sy”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit