-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Refugjatët nga Afrika përballen në ishujt Kanare me mesazhe plot urrejtje

Më të lexuarat

Ishujt Kanare janë porta e hyrjes së refugjatëve nga Afrika në Evropë. Numri i tyre është tetëfishuar krahasuar me një vit më parë, e bashkë me këtë dhe gjuha e urrejtjes.
Dyqind kilometra ka bërë varka e refugjatëve përmes Atlantikut dhe ka sjellë njëzetë vetë nga Maroku në ishullin spanjoll Gran Canaria. “Ne duam të shkojmë në Spanjë, Francë, Itali, Gjermani. Por nuk e dimë se si.” – thotë Juns nga Maroku, që ka ardhur këtu bashkë me shokët e tij.

Ishujt Kanare janë porta e hyrjes së refugjatëve nga Afrika, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga Maroku. Ata futen fillimisht në kampet e ngritura nga shteti. Por shumë prej tyre largohen menjëherë. Këtë gjë e ka vëzhguar edhe Felix Alfonso.

Ai punon vullnetarisht në ndihmë të banorëve të varfër të Las Palmas dhe ka gjithnjë e më shumë të bëjë me refugjatë. “Kampi i pranimit është për ta si burg. Prandaj ata largohen nga kampi. Ata duan të shkojnë në tokën europiane. Shumë përpiqen të hipin në ndonjë anije. Ata mendojnë se shancet diku gjetkë janë më të mira.” – tregon Felix Alfonso.

Mesazhe plot urrejtje
Refugjatët ndihen gjithnjë e më shumë të rrezikuar në kampe. Në rrjetet sociale lëshohen mesazhe të mbushura me urrejtje. Shumë herë këtu janë zhvilluar demonstrata nga qytetarët. Edhe Manolo Santiago ka marrë pjesë në demonstratë. Ai i ka halë në sy marokanët e shumtë që vijnë në ishujt Kanarie.

Por ai thotë se ka qëndruar gjithnjë paqësor. „Ne kanarianët nuk duam që ata të vijnë këtu në masë. Për vizitë le të vijnë, por jo të qëndrojnë këtu në ishull. Ne kemi jetën tonë këtu. Unë i respektoj këta njerëz. Por konfliktet janë të shumta.”

Protesta nga qytetarët dhe biznesi
Megjithëse policia nuk e konfirmon që kriminaliteti të jetë rritur prej refugjatëve, gjakrat e banorëve janë ndezur. Pikërisht tani në kohën e pandemisë ata mendojnë se janë vetë në nevojë.

Edhe sektori i turizmit u është bashkangjitur protestave. Ky sektor është duke luftuar në kohët e koronës për çdo turist. Kriza po rrezikuan edhe ekzistencën e tyre. Teo Álamo furnizon me kafe restorantet dhe lokalet. Dhe ai druhet se gjithë kjo trazira mund t‘ i bëjë turistët që të mos vijnë. “Ata pak turistë që vijnë ndeshen me një situatë të tillë. Por kjo dëmton imazhin, kur shikojnë se si sillemi ne me refugjatët.”

Felix Alfonso thotë se “qeveria spanjolle do që t’ua bëjë jetën të vështirë refugjatëve, do që t’u tregojë se Kanaret nuk janë rrugë e lehtë për të shkuar në Europë. Por hesapet për një gjë të tillë i lajmë në fund të fundit ne.”

23 mijë refugjatë erdhën vitin e kaluar në ishujt Kanare, gati tetë herë më shumë se një vit më parë. Dhe me çdo varkë që vjen, shtohen dhe tensionet.

dwshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit