1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Refugjatët në Indomeni pohojnë se janë rrahur nga polica e Maqedonisë

Më të lexuarat

Tridhjetë refugjatë  në Idomeni janë lënduar fizikisht nga polica maqedonase, për shkak se kanë tentuar ilegalisht të kalojnë kufirin në Maqedoni, transmetojnë mediat greke sipas informacionet nga vullnetarët “Mjekët pa kufi”.

Përfaqësuesi i organizatës ka theksuar se 33 persona nga vende të ndryshme, të moshës prej 17-29 vjeç, të shtunën kanë tentuar ilegalisht të hyjnë në Maqedoni. Siç  kanë deklaruar, kanë qenë të sulmuar dhe të rrahur nga polica e Maqedonisë. Refugjatët pohojnë se gjatë sulmit ua kanë marrë të gjitha paratë dhe sendet me vlerë që kanë pasur me vete.

Nga MPB-ja thonë se aktualisht nuk kanë informacione për incidentin. Ata thonë se edhe deri më tani herë herë ka pasur spekulime të këtij lloj të cilat i shpalosin organizatat humanitare, dhe që MPB-ja i demanton.

“Nëse ka dëshmi  për ndonjë rast të këtillë ato duhet të dorëzohen që t’i kontrollojmë dhe të marrim masat e duhura”, janë përgjigjur nga MPB-ja.

Policia greke, nga ana tjetër arrestoi shtetas grek, të cilët nxisnin refugjatët që të protestojnë dhe të  rebelohen para kufirit maqedonas dhe në hekurudhë.

Natën e kaluar në kamp u vërejtën dhe u denoncuan incidente të ndryshme me dhunë fizike ndërmjet vet refugjatëve, për shkak të konfrontimeve për ushqim dhe sulmeve të refugjatëve nga kombësive të ndryshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit