4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Refugjatët gjatë natës së mbrëmshme në kufirin me Greqi

Më të lexuarat

Për të tretën herë radhazi Maqedonia ka mbyllur kufirin për refugjatët, ku herën e fundit ndodhi mbrëmë, për rreth dhjetë orë. Kjo me pretekstin se Serbia nuk pranon më refugjatë nga Lindja e Mesme dhe kjo e fundit, pasi Austria ka ulur skajshëm normat e strehimit të refugjatëve, në vetëm 37.000.

Por si e kaluan refugjatët natën e mbrëmshme, pas panikut të mbylljes së kufijve, Bota sot ua sqaron me anë të fotografive të marra nga Der Spiegel. Një polic grek duke kontrolluar dokumentat e një siriani – qindra refugjatë kanë pritur mes të ftohtit, mes tyre fëmijë, pleq dhe të sëmurë. Duke pritur rreth 20 kilometra në jug të kufirit – me shpresë se e nesërmja do fillojë me hapjen e kufirit.

Refugjatët janë të lodhur nga rruga e gjatë, por përkundër saj, mezi presin të largohen nga Greqia për në BE. Në qiell të hapur dhe mes të ftohtit. Për shumë restorante pranë karburanteve, kjo gjendje është profitabile -Ata shesin ushqime dhe ujë për refugjatët. Duke flejtur pranë kufirit grek. Nuk duan të presin asnjë minutë pas hapjes së kufirit nga Maqedonia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit