0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Refugjatët bllokojnë hekurudhën ndërkombëtare në Idomeni

Më të lexuarat

Një grup refugjatësh që është strehuar në kampin që ndodhet në qytezën Idomeni ku gjendet vendkalimi kufitar midis Greqisë dhe Maqedonisë, kanë bllokuar hekurudhën ndërkombëtare, duke mos lejuar që treni të vazhdojë rrugën, raporton Anadolu Agency (AA).

Një grup refugjatësh në kampin në Idomeni, duke u ulur dhe shtrirë në hekurudhë, penguan trenin që të vazhdojë rrugën në hekurudhën ndërkombëtare, në kohën kur i njëjti po kalonte në pikën ku ndodhet kampi.

Që më parë, policia greke i kishte paralajmëruar refugjatët që t’i largojnë tendat e vendosura mbi hekurudhë dhe në vagonët e ngarkesave të braktisur. Mësohet se nuk ka patur ndërhyrje ndaj refugjatëve. Duke qenë se refugjatët këmbëngulën që të mos e lejojnë trenin të kalojë, pas një kohe të shkurtër treni filloi të kthehet prapa dhe u largua nga kampi.

Nga ana tjetër, refugjatët që ndodhen në kamp kohë pas kohe po kalojnë në pjesën tjetër të kufirit ku janë të vendosur pjesëtarët e sigurisë dhe po përjetohen përplasje verbale.

Ndërkohë, refugjatët të cilët ndodhen në kampin e Idomenit, numri i të cilëve është mbi 12 mijë, në kushte të rënda po shpresojnë në hapjen e kufirit i cili është i mbyllur prej më shumë se një muaji.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit